Futboll

Liverpooli nuk gabon, kualifikohet tutje në FA Cup

Salah

Liverpooli nuk ka gabuar dhe është kualifikuar tutje në Kupën FA. 

“Të Kuqtë” të shtunën e mposhtën bindshëm 3:0 Brightonin në shtëpi për të kaluar në 1/8 e finales në FA Cup. 

Mesfushori Curtis Jones e hapi serinë e golave në minutën e 42-të. Për 2:0 shënoi mesfushori nga Hungaria, Dominik Szoboszlai, në minutën e 56-të. 

Realizatori i golit të fundit ishte Mohamed Salah në minutën e 68-të. Egjiptiani Salah shënoi nga pika e bardhë. 

Liverpooli këtë edicion në Premier League ka 42 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë. Brightoni e zë vendin e 14-t me 31 pikë.