Liverpooli e ka shënuar edhe fitoren e shtatë në po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve. Liverpooli mposhti të martën skuadrën e Lillet me rezultat 2:1.
Ndeshja e luajtur në “Anfield” i takoi xhiros së shtatë të Championsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër skuadrën e Lillet ishte humbja e parë pas 21 ndeshjeve në të gjitha garat. Francezëve u mungoi Edon Zhegrova i lënduar.
Mohamed Salah shënoi golin e parë për Liverpoolin në minutën e 34-t, ndërsa në minutën e 62-të, Jonathan David barazoi shifrat në 1:1. Festa nuk zgjati shumë për francezët. Harvey Elliott shënoi për 2:1 në të mirë të anglezëve në minutën e 67-të.
Liverpooli është në vendin e parë me 21 pikë. Lille zë vendin e 11-të me 13 pikë.