Liverpooli u mposht nga Crystal Palace në xhiron e kaluar në Premier League.
Tjetër humbje të rëndë ka pësuar të mërkurën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Klopp u mposhtën në udhëtim tek Evertoni në derbin “Merseyside”, me rezultatin 2:0.
Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 29-të të elitës angleze.
Jarrad Branthwaite dhe Dominic Calvert-Lewin i shënuan golat e fitores për Evertonin.
Me këtë disfatë, Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 74 pikë, tri më pak se Arsenali lider dhe një më shumë se Manchester City i vendit të tretë.
Por, City i ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Evertoni në vendin e 16-të ka 33 pikë.