Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli firmos me Jeremie Frimpongun

Jeremie Frimpong -

Liverpooli ka kompletuar të premten pasdite transferimin e mbrojtësit Jeremie Frimpong.

Reprezentuesi i Holandës është transferuar nga Bayer Leverkuseni. Ai kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi kontratë për shumë vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Liverpooli u paraqit dhe tregoi se ka interesim. Për mua nuk kishte dyshime. Unë kam dashur që kjo marrëveshje të arrihet. Do të jap çdo gjë me shpresë për të fituar dhe për të festuar së bashku”, ka thënë Frimpong.

Ai luajti për katër vjet e gjysmë në Gjermani. Te Leverkuseni i bëri 190 paraqitje. I shënoi 30 gola dhe i bëri 44 asistime. 

24-vjeçari ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm te Bayer Leverkuseni.