Futboll

Liverpooli e siguron edhe një yll të Bundesligës

Hugo Ekitike

Liverpooli është në prag të transferimit të një ylli tjetër të Bundesligës gjermane. 

“Sky Sport” ka njoftuar të dielën se marrëveshja për transferimin e Hugo Ekitikes, sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, tashmë është arritur. 

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2031. 

“Sky Sport” ka bërë të ditur po ashtu se oferta e dytë është bërë të shtunën mbrëma, dhe se “të kuqtë” do të shpenzojnë 95 milionë euro për sulmuesin e talentuar. 

Sulmuesi francez është pjesë e Eintracht Frankfurtit prej dimrit të vitit 2024. 

Ai ishte huazuar fillimisht nga Paris Saint-Germaini, ndërsa gjashtë muaj më pas ishte transferuar për 16.5 milionë euro. 

Ekitike ka realizuar 26 gola në 64 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Bundesligës gjermane. Po ashtu ka kontribuuar me 14 asistime.