Skuadra e Liverpoolit e ka fituar ndeshjen e parë që pas vdekjes së ish-sulmuesit portugez, Diogo Jota.
Liverpooli të dielën pasdite fitoi 3:1 në ndeshje miqësore në udhëtim te Prestoni
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara fillimit të ndeshjes, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit kanë kënduar vazhdimisht këngën për ish-sulmuesin portugez Diogo Jota.
Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën në një aksident me veturë në orët e para të 3 korrikut.
Ndërkohë edhe kapiteni i Prestonit, Benjamin Whiteman, vendosi një kurorë lulesh dhe qëndroi për një minutë para tifozëve të Liverpoolit në nderim të Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Golat për Liverpoolin i shënuan Conor Bradley, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo.
Nunez dhe Gakpo golat që i shënuan ia dedikuan Jotas. Që të dy futbollistët bënë festimin karakteristik të Jotas.
