Futboll

Zvicra fiton ndaj Suedisë, shënon Xhaka

Zvicra

Zvicra ka fituar 4:1 ndaj Suedisë dhe e ka ruajtur vendin e parë në Grupin B ku është edhe Kosova dhe Sllovenia. 

Gol te helvetikët ka shënuar Granit Xhaka, ndërsa te suedezët debutoi në ndeshje zyrtare Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit. 

Me fitoren e arritur të shtunën mbrëma në Gjenevë, Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë. 
Zvicra e para ka 13 pikë, tri më shumë se Kosova. 

Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë. 

Por vendi i parë është vështirë i arritshëm, pasi Zvicra ka goldallim 13:1, kurse Kosova 5:4. 

Granit Xhaka e shënoi golin për 2:1 në minutën e 60-të nga penalltia. Për Zvicrën realizuan edhe Breel Embolo, Dan Ndoye dhe Johan Manzambi. 

Golin e vetëm për suedezët e realizoi Benjamin Nygren. 

Zeneli u inkuadrua te Suedia nga minuta e 63-të.

Zvicra e shënon edhe golin e tretë

43 min. më parë / 15 nën 2025 22:22
Zvicra

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Suedisë. 

Dan Ndoye shënoi për 3:1 në minutën e 75-të.
 

Xhaka kalon Zvicrën në epërsi

1 o. më parë / 15 nën 2025 22:04
Granit Xhaka

Foto: Toto Marti

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, ka kthyer epërsinë te Zvicra përballë Suedisë.

Ai realizoi nga penalltia në minutën e 60-të për 2:1. 

Me këtë rezultat, Zvicra, e siguron vendin e parë në Grupin B ku bënë pjesë edhe Kosova.

Suedia barazon shifrat ndaj Zvicrës

1 o. më parë / 15 nën 2025 21:23
suedia

Përfaqësuesja e Suedisë i ka barazuar shifrat ndaj Zvicrës. 

Për 1:1 realizoi Benjamin Nygren në minutën e 33-të. 

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Botërorin 2026.

VIDEO:

Zvicra në epërsi ndaj Suedisë

1 o. më parë / 15 nën 2025 21:06
Zvicra

Përfaqësuesja e Suedisë ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë. 

Breel Embolo e shënoi golin e epërsisë për helvetikët në minutën e 12-të. 

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Me këtë rezultat, Zvicra, e siguron vendin e parë në Grupin B ku bënë pjesë edhe Kosova.