Prishtina është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”, Prishtina u eliminua nga Larne e Irlandës së Veriut. Ndeshja u vendos në penallti. Portieri i Prishtinës, Ardit Nika ndalin penalltinë e parë të Larnes. Por mysafirët më nuk dështuan, ndërkohë që prej lojtarëve të Prishtinës penalltitë nuk e konkretizuan Gjorgje Shaletiq dhe në fund Ramiz Bytyqi. Larne fitoi 5:4 në penallti për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë në Irlandë të Veriut kishte përfunduar 0:0. Ndërkohë ndeshja e së enjtes përfundoi 1:1. Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk u shënuan gola dhe kështu vendimtare ishin penalltitë.
Prishtina kaloi në epërsi 1:0 në minutën e dhjetë të ndeshjes. Pas një gabimi amatoresk të portierit të Larnes, u dha goditje indirekte për Prishtinën, fare pranë portës. Gjelbrim Taipi goditi bukur për 1:0.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa Prishtina i kishte të paktën edhe dy mundësi për ta rritur epërsinë. Por nuk e bëri këtë.
Larne barazoi në minutën e 56-të. Pas një ndërhyrje të zbehtë në mbrojtjen e Prishtinës, Dan Bent përfitoi nga një top i kthyer dhe shënoi nga zona për 1:1.
Në pjesën e dytë Prishtina pati telashe në fushë, ndërsa talenti 16-vjeçar Rin Ahmeti ishte rreziku kryesor për ekipin nga Irlanda e Veriut.
Në minutat shtesë Ahmeti pati driblim të suksesshëm, por goditjen e tij e ndali portieri i Larnes. Më pas provoi edhe Blend Baftiu nga distanca por pa sukses.
Pas dy vazhdimeve thuajse pa asnjë rast, vendosën penalltitë.
Ahmeti e realizoi penalltinë e parë, ndërsa Shaletiq dështoi në të dytën. Më pas konkretizuan Mario Ilievski, Blend Baftiu e Gentrit Salihu. Por edhe lojtarët e Larnes i realizuan të gjitha penalltitë pos të parës. Në serinë e gjashtë, gjuajtjen e Ramiz Bytyqit e ndali portieri i Larnes, që kështu siguroi kualifikimin e skuadrës së tij.
Penalltitë vendosin ndeshjen Prishtina – Larne
Penalltitët do të vendosin ndeshjen mes Prishtinës dhe Larnes.
Pas 120 minutave lojë rezultati mbeti 1:1. Dy vazhdimet nuk dhanë gola.
Nuk shënohen gola në vazhdimin e parë
Nuk janë shënuar gola në vazhdimin e parë prej 15 minutash në ndeshjen Prishtina – Larne.
Rezultati mbetet 1:1.
Shkon në vazhdime ndeshja Prishtina – Larne
Nuk ka dhënë fitues koha e rregullt e ndeshjes mes Prishtinës dhe Larnes së Irlandës së Veriut. Pas 90 minutave në “Fadil Vokrri” rezultati është 1:1. Pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0, do të luhen dy vazhdimet nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin.
Në ndeshjen në “Fadil Vokrri”, Gjelbrim Taipi kaloi në epërsi 1:0 Prishtinën në minutën e dhjetë.
Në pjesën e dytë Prishtina pati telashe, kurse për 1:1 shënoi Dan Bent në minutën e 56-të.
Fare në fund Rin Ahmeti dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë, por goditjen e tij e ndali portieri i Larnes. Blend Baftiu po ashtu provoi nga distanca, por nuk realizoi.
Barazon Larne
Larne ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Pas një lëshimi në mbrojtjen prishtinase, Daniel Bent shënoi me goditje nga zona.
Prishtina në epërsi 1:0 pas pjesës së parë
Prishtina po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Larnen.
Gjelbrim Taipi shënoi në minutën e 10-të pas një goditje indirekte.
Në fakt një gabim amatoresk i portierit të Larnes ofroi rast të artë për Prishtinën. Ai kapi me duar një top të kthyer nga bashkëlojtari dhe shkaktoi goditje indirekte në afërsi të portës. Prishtina e shfrytëzoi “dhuratë”.
Prishtina kishte raste tjera të mira. Goditi shtyllën, por nuk shënoi tjetër gol.
Prishtina në epërsi
Prishtina ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Larnes.
Gjelbrim Taipi shënoi në minutën e dhjetë pas një goditje indirekte në afërsi të golit.
Prishtina me formacion sulmues ndaj Larnes
Është publikuar formacioni i Prishtinës për ndeshjen me Larnen që zhvillohet nga ora 20:00 dhe transmetohet në KTV.
Trajneri Arsim Thaqi ka vendosur për formacion sulmues, përkatësisht për sistem 4-3-3.
Larne është ekip nga Irlanda e Veriut.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0.
Sfida i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
