Sportingu fiton me përmbysje të rezultatit

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:14
sporting

Sportingu i Lisbonës ka fituar me përmbysje të rezultatit 2:1 përballë Marseilles në ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve në këtë edicion. 

Igor Paixao i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të, por mbetën pa Emersonin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Emerson e mori kartonin e dytë të verdhë. 

Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan te skudra portugeze. Geny Catamo në minutën e 68-të dhe Alisson Santos katër minuta para fundit, kompletuan rikthimin e rezultatit. 

Sportingu ka gjashtë pikë në vendin e 12-të, ndërsa Marseille mbetet me tri pikë.

Monaco e Tottenhami marrin nga një pikë

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:14
mon

Monaco dhe Tottenhami kanë marrë nga një pikë të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions. 

Ndeshja u mbyll pa gola dhe u zhvillua në Francë. 

Tottenhami në vendin e 14-të ka pesë pikë, ndërsa Monaco mbetet me dy pikë në vendin e 27-të.

Reagon Liverpooli, fiton bindshëm në Gjermani

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:12
Liverpol

Liverpooli ka reaguar pas serisë prej katër humbjeve. 

Të mërkurën mbrëma, kampioni anglez fitoi 5:1 në Gjermani ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions.

Rasmus Kristensen e kaloi në epërsi 1:0 skuadrën gjermane. Hugo Ekitike, i transferuar te Liverpooli nga Eintrachti, shënoi për 1:1. 

Në pjesën e parë për Liverpoolin shënuan edhe Virgil van Dijk dhe Ibrahima Kontae. Ndërkohë në pjesnë e dytë shënuan edhe Cody Gakpo dhe Dominik Szoboszlai.

Liverpooli e shënoi fitoren e dytë. Frankfurti e pësoi humbjen e dytë.

Shumë raste por pa gola mes Atalantas dhe Slavia Pragës

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:12
at

Foto: Getty

Shumë raste për gol pati mes Atalantas dhe Slavias së Pragës, por jo edhe shënime të golave. 

Në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions, Atalanta dhe Slavia Praga barazuan pa gola. 

22 gjuajtje drejt portës i pati Atalanta, ndërsa Slavia pati 16 në total. 

Atalanta ka katër pikë në tri ndeshje, derisa Slavia ka dy pikë.

Goli i Bellinghamit vendos top-ndeshjen në “Bernabeu”

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:11
Real Madrid

Me golin e Jude Bellinghamit, Real Madridi ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi fitoi 1:0 ndaj Juventusit. Ishte kjo ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions. Të martën e të mërkurën janë luajtur ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës.

Ashtu si pritej, Real Madridi dominoi në fushë dhe krijoi raste të shumta. Por konkretizoi vetëm një herë. 

Ylli anglez, Bellingham, shënoi me asistim të Vinicius Juniorit. I gjithë reparti sulmues i madrilenëve shfaqi ndeshje të madhe, por duke konkretizuar vetëm një herë.

Te Juventusi në stol ishte Edon Zhegrova, por që nuk e fitoi rastin.

Me humbjen në “Bernabeu”, kriza e Juventusit vetëm sa është thelluar. Në fundjavë pësoi 2:0 nga Como në Serie A. Para asaj humbjeje i kishte pesë barazime rresht.

Fitoren e fundit skuadra nga Torino e ka shënuar që më 13 shtator. 

Ndërkohë Madridi është në formë të mirë. Në Champions ka tri fitore rresht, njëjtë si PSG-ja, Bayerni, Interi e Arsenali.

Fitore bindëse e Bayernit

1 o. më parë / 22 tet 2025 23:11
Bayern Munichu

Bayerni ka shënuar tre gola në pjesën e parë për t’i dhënë fund të hershëm dilemës së fituesit në ndeshjen me Club Brugge.

Bayerni të mërkurën luajti në shtëpi, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Fitoi me rezultatin 4:0.

Lennart Karl në minutën e pestë, Harry Kane në minutën e 14-të dhe Luis Diaz në të 34-tën shënuan për bavarezët në pjesën e parë.

Tjetër gol shënoi Nicolas Jackson, në minutën e 79-të.

Bayerni e shënoi fitoren e tretë rresht dhe doli në vendin e dytë. 

Skuadra belge, Brugge, mbetet me tri pikë.

Madridi në epërsi

2 o. më parë / 22 tet 2025 22:18
Jude Bellingham

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit.

Jude Bellingham shënoi për 1:0 në minutën e 57-të.

Liverpooli po udhëheq bindshëm në Frankfurt

2 o. më parë / 22 tet 2025 21:51
Liverpol

Liverpooli po udhëheq 3:1 ndaj Eintracht Frankfurtit në Gjermani.

Ishte skuadra gjermane që kaloi në epërsi në minutën e 26-të, me golin e Rasmus Kristensenit.

Por kampioni anglez u përgjigj me golat e Hugo Ekitikes, Virgil van Dijkut dhe Ibrahima Konates.

Ekitike është transferuar te Liverpooli pikërisht nga Frankfurti.

Bayerni me epërsi të lartë pas pjesës së parë

2 o. më parë / 22 tet 2025 21:49
Bayern Munichu

Bayern Munichu ka krijuar epërsi prej tri golave në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Club Brugges. 

Bavarezët janë duke fituar 3:0. 

Lennart Karl e hapi serinë e golave në minutën e pestë. 

Në minutën e 14-të gol shënoi sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane. 

Për 3:0 realizoi sulmuesi tjetër Luis Diaz, në minutën e 34-t.

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Real Madrid – Juventus

3 o. më parë / 22 tet 2025 21:48
real

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Juventusit. Kjo vlerësohet ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions.

Juve kishte momente të mira në fillim, por më pas vendasit morën kontrollin. 

Kylian Mbappe u shfaq i rrezikshëm, por pa realizuar.

Real Madridi merr kontrollin e lojës

3 o. më parë / 22 tet 2025 21:37
Rela Madrid -Juventus

Real Madridi ka marrë kontrollin e lojës ndaj Juventusit. 

Madrilenët kanë rreshtuar disa sulme drejt portës së Juventusit, por rezultati është ende 0:0. 

Në minutën e 20-të, Aurelien Tchouameni rrezikoi me kokë pas harkimit nga këndi. 

Më pas, portieri Michele Di Gregorio i Juventusit, e devijoi topin në këndore pas gjuajtjes së fuqishme të Brahim Diazit nga zona, në minutën e 25-të. 

Tchouameni rrezikoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca, një minutë më vonë.

Kane i pandalshëm, thyen rekordin e Messit e Ronaldos

3 o. më parë / 22 tet 2025 21:30
Harry Kane

Harry Kane vazhdon të jetë i pandalshëm për kundërshtarët. 

Ai e shënoi golin për 2:0 në ndeshjen që Bayern Munichu është duke e fituar ndaj Club Brugges. 

“Kane ka shënuar 20 gola në 12 ndeshje për Bayern Munichun në të gjitha garat në edicionin 2025-26. Këtë e arriti më shpejtë se 20 golat e shënuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në fillim të sezonit me klubet e tyre. Messi i kishte shënuar 20 gola në 17 ndeshje, ndërsa Ronaldo në 13 ndeshje, në edicionin 2014-15. I jashtëzakonshëm”, ka shkruar “OptaJoe” në platformën “X”. 

Kjo faqe merret me statistika të lojtarëve.

Ndërkohë, Bayern Munichu ka regjistruar tjetër rekord të Kanet. 

“Harry Kane ka shënuar në tetë ndeshje rresht, për herë të parë në karrierë”, ka shkruar Bayern Munichu.

Afro 15 minuta lojë në Madrid, Juventusi shfaqet më i rrezikshëm

3 o. më parë / 22 tet 2025 21:16
real madrid

Kanë kaluar afro 15 minuta lojë në “Santiago Bernabeu” në Madrid në ndeshjen Real Madrid – Juventus. 

Dhe është skuadra italiane që është shfaqur më e rrezikshme. 

Në minutën e 11-të, gjuajtje të rrezikshme drejt portës kundërshtare bëri mesfushori amerikan, Weston McKennie, por ishte Thibaut Courtois që e devijoi topin në këndore.

Dy minuta më vonë provoi edhe Federico Gatti, por Courtois nuk u befasua.

Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

4 o. më parë / 22 tet 2025 20:48
Galatasaray

Galatasaray e humbi ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, por më pas fitoi në ndeshjen e vështirë ndaj Liverpoolit. 

Të mërkurën mbrëma ka regjistruar tjetër sukses në Champions, në ndeshjen e tretë. 

Fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Bodo/Glimtit. 

Skuadra e madhe turke fitoi ndaj asaj norvegjeze me dy gola të Victor Osimhenit në pjesën e parë, dhe një të Yunus Akgunit në pjesën e dytë. 

Andreas Helmersen e shënoi golin e vetëm për mysafirët. 

Pas tri ndeshjeve, Galatasaray i ka gjashtë pikë, ndërsa Bodo/Glimti mbetet me dy pikë.

Bilbao ia shkakton Qarabagut humbjen e parë

4 o. më parë / 22 tet 2025 20:46
Athletic Bilbao

Athletic Bilbao ia shkaktuar Qarabagut humbjen e parë në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve. 

Në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions, Bilbao fitoi 3:1. 

Qarabagu i Azerbajxhanit, që kishte dy fitore në dy ndeshjet e para, kaloi në epërsi me golin e Leandro Andrades që në minutën e parë të ndeshjes. 

Por Gorka Guruzeta, që realizoi dy herë të mërkurën mbrëma, i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Robert Navarro në minutën e 70-të shënoi për 2:1, ndërsa Guruzeta e vendosi sfidën me golin e minutës së 88-të.