Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tjetër gabim i Llapit, barazon me Prishtinën e Re

9 min. më parë / 28 shk 2026 15:22
Prishtina e Re - Llapi

Llapi ishte në epërsi për kohë të gjatë ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e fortë të skuadrave që synojnë mbetjen në elitë edhe për një edicion tjetër.

Por, llapjanët pranuan gol pak para fundit dhe ndeshja e xhiros së 22-të e Superligës së Kosovës u mbyll baras, 1:1.

Hasan Hyseni shënoi për ekipin e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, kurse për ekipin e Qëndrim Kidës, shifrat i barazoi Ibrahim Kargbo, në minutën e 75-të.

Llapi me barazim mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë, sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. Ndërkohë, Prishtina e Re i ka 22 pikë në pozitën e parafundit. Por e ka vetëm një pikë më shumë se Drenica, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Gjilani fiton në ndeshjen e tensionuar

18 min. më parë / 28 shk 2026 15:13
SC Gjilani

Gjilani e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Malishevës dhe ka mbetur në garë për kreun e tabelës.

Gjilanasit të shtunën në ndeshjen e xhiros së 22-të, fituan me rezultatin 2:1, ndonëse në fund sfida ishte e tensionuar. Madje, lojtarët e Malishevës në fundin e ndeshjes kërkuan penallti pas një dueli në zonë. Por pas shumë minutash të shpenzuara në VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes Lirim Jashari nuk e vlerësoi si të tillë. Te Malisheva pati protesta të mëdha nga lojtarët mysafirë, të cilët dolën edhe jashtë vijës kufizuese. Por më pas u kthyen dhe u luajtën edhe minutat e mbetur.  

Malisheva kishte ecuri prej katër ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat, me tri fitore e një barazim.

Malisheva të shtunën nuk e pati forcën të marrë pikë dhe u mposht 2:1 në ndeshjen që u luajt në fushën me bar sintetik në Gjilan. 

Armend Thaqi shënoi për 1:0 për Gjilanin nga penalltia në minutën e 15-të.

Malisheva nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të me golin me kokë nga Assane Diatta.

Tjetër penallti u konkretizua në gol në pjesën e dytë nga vendësit. Golin e dhjetë sezonal e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq, në minutën e 70-të.

Gjilani në vendin e pestë i afrohet Malishevës që është e katërta në një pikë. Malisheva i ka 34 kurse Gjilani 33.

Ferizaj fiton pikë të madhe në Klinë

25 min. më parë / 28 shk 2026 15:07
KF Ferizaj

Ferizaj ka shënuar gol në minutën e 95-të me Alban Shabanin dhe ka marrë një pikë në udhëtimin e vështirë në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ndeshja e xhiros së 22-të e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” u mbyll 1:1.

Hekuran Berisha shënoi për vendësit në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.

Po në minutat shtesë shënoi edhe Ferizaj.

Shabani në minutën e pestë të shtesës i barazoi shifrat pas daljes së gabuar të portierit Egzon Lekaj.

Dukagjini me barazim mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë, kurse Ferizaj ka 23 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit. 

Edhe Llapi në vendin e shtatë i ka 23 pikë.

Prishtina e Re barazon rezultatin ndaj Llapit

46 min. më parë / 28 shk 2026 14:45
Prishtina e re

Prishtina e Re e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Llapit.

Ibrahim Kargbo e shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të.

Gjilani sërish në epërsi ndaj Malishevës

1 o. më parë / 28 shk 2026 14:29
Senad Jaorviq

Gjilani ka kaluar sërish në epërsi ndaj Malishevës.

Golin për 2:1 nga penalltia e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq, në minutën e 70-të.

Për të ishte goli i dhjetë i sezonit.

Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi në zonë sipas gjyqtarit Lirim Jashari, Robert Rrahmani u ndal në mënyrë të palejuar.

Dukagjini shënon ndaj Ferizajt

1 o. më parë / 28 shk 2026 13:47
Dukagjini

Në epërsi 1:0 në pjesën e parë ka kaluar edhe skuadra e Dukagjinit ndaj Ferizajt.

Golin për skuadrën klinase e shënoi Hekuran Berisha në minutën e parë shtesë të pjsës së parë. Ndeshja i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë ka përfunduar edhe në ndeshjen Gjilani 1:1 Malisheva dhe Prishtina e Re 0:1 Llapi.

Barazohet rezultati në Gjilan

1 o. më parë / 28 shk 2026 13:41
KF Malisheva

Rezultati në ndeshjen Gjilani – Malisheva, është barazuar.

Në minutën e 38-të për malishevasit golin e barazimit 1:1 me kokë nga afërsia e shënoi Assane Diatta.

Gjilani shënon ndaj Malishevës

2 o. më parë / 28 shk 2026 13:21
Armend Thaqi

Kapiteni i Gjilanit, Armend Thaqi, e ka mposhtur Ilir Avdylin, portierin e Malishevës dhe e ka kaluar ekipin e tij në epërsi 1:0.

Thaqi shënoi në minutën e 15-të nga penalltia që e fitoi Oltion Bilalli, e që u akordua pas rishikimit të situatës në VAR. Ai u pengua në zonë nga qendërmbrojtësi Donart Vitija. 

Ndeshja që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan i takon xhiros së 22-të të Superligës.

Llapi shënon gol të hershëm ndaj Prishtinës së Re

2 o. më parë / 28 shk 2026 13:17
Llapi

Hasan Hyseni e ka kaluar Llapin në epërsi ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja po luhet në fushën me bar artificial në Hajvali, ku Prishtina e Re është vendëse.

Hyseni pasi mori top të mirë nga kapiteni Arbnor Ramadani, u shmang mirë në zonë dhe shënoi për 1:0 në minutën e tetë.