Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNewcastle i afrohet golit
Newcastle Unitedi i është afruar golit në ndeshjen ndaj Barcelonës.
Në minutën e 74-t skuadra angleze goditi shtyllën përmes Harvey Barnes, më pas e dërgoi topin në rrjetë. Por goli u shënua nga pozitë jashtë loje.
Rezultati mbetet 0:0.
Bayerni i frikshëm, shënon për 6:0
Natë e vështirë për Berat Gjimshitin me shokë.
Bayerni po turpëron Atalantan në shtëpinë e saj
Bayerni e ka shënuar edhe golin e pestë në ndeshjen ndaj Atalantas në Bergamo.
Michael Olise realizoi në minutën e 64-t për kampionin gjerman.
Atletico e shënon edhe një gol
Nuk ndalet Atletico Madridi në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Për 5:1 realizoi Julian Alvarez në minutën e 55-të.
Tjetër gol nga gjiganti gjerman
Bayerni vazhdon të dëshmojë pse është prej favoritëve për ta fituar Championsin.
Tashmë e ka përfunduar punën në ndeshjen e parë të një të tetës së finales. E ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Atalantas në Bergamo.
Për 4:0 realizoi Nicolas Jackson në minutën e 52-të.
Atletico “shkel” Tottenhamin në pjesën e parë
Atletico Madridi ka krijuar epërsi të lartë në ndeshjen kundër Tottenhamit.
Atletico e mbylli 4:1 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Madrid, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Brenda 22 minutave lojë, Atletico shënoi katër gola.
Golin për 1:0 e realizoi Marcos Llorente në minutën e 6-të.
Për 2:0 shënoi Antoine Griezmann në minutën e 14-të, kurse dy minuta më vonë Julian Alvarez shënoi golin për 3:0.
Në golin e parë dhe të tretë gaboi rëndë portieri çek, Antonin Kinsky, i cili u zëvendësua në minutën e 17-të. Për çekun ishte debutim në Ligën e Kampionëve.
Por Atletico shënoi edhe golin e katërt në minutën e 22-të. Për 4:0 realizoi Robin Le Normand
Tottenhami shënoi golin e parë ndaj Atleticos në minutën e 26-të.
Pedro Porro ishte golashënues.
Priten të tjera gola në pjesën e dytë.
Epërsi e lartë e Bayernit në pjesën e parë ndaj Atalantas
Gjiganti gjerman, Bayern, ka shënuar tre gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Ataltanas.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Bergamo, është 3:0 në të mirë të Bayernit.
Është ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Golin për 1:0 e shënoi Josip Stanisiq në minutën e 12-të.
Golin e dytë për gjigantin gjerman e shënoi në minutën e 22-të, Michael Olise, ndërsa
Serge Gnabry realizoi golin për 3:0.
Ai shënoi në minutën e 25-të.
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Newcastle – Barcelona
Ka përfunduar baras, 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Newcastle – Barcelona.
Gjatë 45 minutave të pjesës së parë në stadiumin “St. James’ Park” Newcastle e Barcelona krijuan disa raste shënimi. Por asnjëra skuadër nuk arriti t’i shndërrojë në gol rastet e krijuara.
Dueli ndërmjet Newcastlet dhe Barcelonës i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Është ndeshja e parë, kurse e kthimit luhet në Barcelonë pas një jave.
Tottenhami zëvendëson portierin pas gabimeve të rënda
Portierit çek të Tottenhamit, Antonin Kinsky, i zgjati vetëm 17 minuta debutimi në Ligën e Kampionëve pas gabimeve të rënda në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. Ai u zëvendësua nga Guglielmo Vicario.
VIDEO:
📸 - TOTTENHAM GOALKEPER KINSKY IS COMPLETELY CRYING, HE CONCEDED 3 GOALS WITHIN 10 MINUTES, YOU HAVE TO FEEL BAD FOR HIM!!!!!!!!!!!!!!!
🎥 - @xKGx__pic.twitter.com/XtJSeThE6D— The Football Frame | 🎥👀 (@Fabian_Manu2025) March 10, 2026
22-vjeçari u zëvendësua pasi gaboi në golin e parë dhe të tretë të Atleticos.
Tottenhami shënoi golin e parë ndaj Atleticos në minutën e 26-të.
Pedro Porro ishte golashënues.
Atletico aktualisht po fiton 4:1 ndaj Tottenhamit.
22 minuta lojë, 4:0 për Atleticon
Atletico Madridi ka shënuar katër gola brenda 22 minutave lojë ndaj Tottenhamit.
Golin për 4:0 e shënoi Robin Le Normand në minutën e 22-të.
ROBIN LE NORMAND HAS MADE IT FOUR FOR ATLETICO MADRID !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
— TheFooty Alert (@TheFootyAlert) March 10, 2026
Atletico Madrid 4-0 Tottenham.
pic.twitter.com/AmeNwTik95
Golin për 1:0 e realizoi Marcos Llorente në minutën e 6-të.
Për 2:0 shënoi Antoine Griezmann në minutën e 14-të, kurse dy minuta më vonë Julian Alvarez shënoi golin për 3:0.
Bayerni s’po ndalet, në epërsi të lartë
Janë realizuar edhe dy gola në Bergamo nga Bayerni.
Golin e dytë për gjigantin gjerman e shënoi në minutën e 22-të, Michael Olise.
0-2 Bayern Munich.
— The Football Frame | 🎥👀 (@Fabian_Manu2025) March 10, 2026
GOOOOOOOOAAAAAAL WHAT A GOOOOOOLAZOOOO FROM OLISE, WOW!!!!!!!!! GOL GOL GOL GOL OLISE SCORES AN ABSOLUTELY WORLDCLASS GOAL!!!!!!!!!! 🇫🇷🇫🇷🇫🇷🇫🇷⭐⭐⭐⭐ BAYERN ARE COOKING ATALANTA!!!!!#ATAFCB
🎥 - @GoalsXtra pic.twitter.com/gWSFkjnEAT
Serge Gnabry realizoi golin për 3:0. Ai shënoi në minutën e 25-të.
Tottenhami ia ‘fal’ golat Atleticos, po pëson 3:0
Tottenhami është duke pësuar debakël në Madrid. Atletico shënoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht nëpërmjet francezit Antoine Griezmann për 2:0 në minutën e 14-t, pasi mbrojtësi i Tottenhami rrëshqiti.
VIDEO:
In 14 minutes, Antoine Griezmann has given doubles lead!
🇪🇺 Atletico Madrid 2-0 Tottenham pic.twitter.com/3n5zZtvjCZ
Dy minuta më vonë Julian Alvarez shënoi golin për 3:0, pas një tjetër gabimi të portierit Kinsky.
VIDEO:
JUILAIN ALVAREZ SCORES AND MAKES IT 3-0 ATLETICO
pic.twitter.com/bQ4QL4wdHn
Shënohet goli i parë në Bergamo
Është shënuar goli i parë në ndeshjen Atalanta – Bayern.
Në ndeshjen që po luhet në Bergamo të Italisë, Bayerni shënoi golin e epërsisë.
Golin për 1:0 e shënoi Josip Stanisiq në minutën e 12-të.
VIDEO:
IN THE 12TH MINUTE, JOSIP STANISIC OPENS THE SCORING WITH THE FIRST GOAL OF THE MATCH!
🇪🇺 Atalanta 0-1 Bayern München pic.twitter.com/0MkuY3Xqkj
Gabon portieri, Atletico kalon në epërsi ndaj Tottenhamit
Atletico Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Tottenhamit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Marcos Llorente shënoi golin e epërsisë. Ai e realizoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë të ndeshjes që po luhet në Madrid pas gabimit të portierit të Tottenhamit, Kinsky. Portieri çek rrëshqiti në tentimin për ta larguar topin.
VIDEO:
⚽️⚽️⚽️ GOOOOOOOOAAAAAAAALLLLLL MARCOS LLORENTE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! TOTTENHAM GO BEHIND AFTER 5 MINUTES !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
1:0 ATLETICO MADRID 🇪🇺
pic.twitter.com/UTzmVXS67D— GoalAlert HQ ⚽️ 🥅 (@GoalAlertHQ) March 10, 2026