Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkanit i mjaftojnë golat e pjesës së parë
Dy golat e realizuar në pjesën e parë ishin vendimtar për kalimin e Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani mposhti 2:1 Gjilanin të mërkurën në çerekfinale të Kupës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në minutën e 40-të shënuan golat për suharekasit.
Për Gjilanin shënoi sulmuesi Senad Jaroviq. Ai shënoi me kokë në minutën e 71-të për rezultatin përfundimtar, 2:1.
Ballkani është në garë edhe për titull të kampionit.
Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Janë kualifikuar edhe Ferizaj e Dukagjini. Nesër luhet ndeshja Llapi - Malisheva.
Ferizaj vazhdon garën për Kupë
Ferizaj e ka fituar 2:0 ndeshjen kundër Vushtrrisë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Me fitoren në shtëpi, Ferizaj siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.
Portieri i Vushtrrisë, Marly Prince Heritier Koubassanath, ia mundësoi Ferizajt epërsinë 1:0. Ai shënoi autogol në tentim për të kapur topin.
Golin për 2:0 e shënoi Erion Sadriu. Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e 75-të.
Dukagjini pa vështirësi kalon në gjysmëfinale
Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Feronikelit 74 në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Me fitoren 3:0 të mërkurën në Klinë, Dukagjini, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.
Dient Isufi në minutën e 17-të, Altin Mërlaku në minutën e 39-të dhe Mërgim Pefqeli në minutën e 72-të shënuan golat për klinasit.
Gjysmëfinalet luhen me dy ndeshje.
Dukagjini drejt gjysmëfinales
Dukagjini ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Feronikelit 74.
Golin për 3:0 e shënoi Mërgim Pefqeli.
Ferizaj shënon edhe golin e dytë
Ferizaj ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Vushtrrisë. Golin për 2:0 nga penalltia e shënoi Erion Sadriu.
Gjilani ngushton epërsinë
Sulmuesi Senad Jaroviq ka shënuar gol për Gjilanin në ndeshjen kundër Ballkanit. Ai shënoi me kokë në minutën e 71-të.
Rezultati aktualisht është 2:1 në të mirë të Ballkanit.
Autogol i çuditshëm nga portieri i Vushtrrisë
Portieri i Vushtrrisë, Marly Prince Heritier Koubassanath, ia mundësoi Ferizajt epërsinë 1:0 në ndeshjen çerekfinale të Kupës në futboll.
Ai shënoi autogol në tentim për të kapur topin pas goditjes nga këndi të lojtarit vendës.
Autogoli u realizua në fund të pjesës së parë.
Dukagjini po fiton 2:0 pas pjesës së parë
Dukagjini i Klinës është duke fituar me rezultat 2:0 në pjesën e parë të ndeshjes kundër Feronikelit 74.
Ndeshja po luhet në Klinë dhe i takon çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Dient Isufi në minutën e 17-të dhe Altin Mërlaku në minutën e 39-të shënuan golat për klinasit.
Ballkani me epërsi të lartë ndaj Gjilanit
Ballkani e ka mbyllur me rezultat 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjilanit.
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kupës në futboll po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Bleart Tolaj në minutën e 13-të dhe Geralb Smajli në minutën e 40-të shënuan golat për suharekasit.
Gjilani në fund të pjesës së parë qëlloi shtyllën.


