Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo e Ferizajt, një fitore larg Superligës

Dinamo

Skuadra ferizajase, Dinamo, është vetëm një fitore larg arritjes historike, paraqitjes në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Burim Qerkini, e fitoi të premten ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë së Prizrenit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dinamo e fitoi 2:0.

Liria në minutën e 44-t e qëlloi transversalen me tentimin e Yll Hoxhës nga distanca. Por, rezultati në pjesën e parë ishte 0:0.

Në pjesën e dytë, Dinamo shënoi dy herë. Në minutën e 62-të, për 1:0 realizoi sulmuesi Daniel Tette, kurse për 2:0 shënoi qendërmbrojtësi Ardian Shaljani. Në minutën e katërt të kohës shtesë, Effiong Eyoh i Dinamos u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Dinamo dhe Liria e siguruan barazhin në xhiron e fundit të kampionatit në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Liria fitoi 5:1 në xhiron e fundit në udhëtim te Dinamo 5:1 dhe e siguroi vendin e tretë me 71 pikë, sa kishte edhe Dinamo në vendin e katërt. Dinamo e siguroi barazhin pas disfatës së Vëllaznimit në shtëpi nga Vushtrria, 3:1. Vushtrria si kampione dhe Feronikeli 74 nga pozita e dytë, e siguruan Superligën direkt.

Dinamo tani e pret skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës.

Xhiroja e fundit në Superligë zhvillohet të dielën.

Aktualisht, Llapi është në pozitën e barazhit me 47 pikë, një më pak se Drenica e shtata, dhe dy më pak se Dukagjini i pesti dhe Gjilani i gjashti. Prishtina e katërta i ka 49 pikë. Por, gara për pozitën e tetë ende është e hapur matematikisht për të gjitha këto skuadra.

Dinamo shënon sërish, shokohet Liria

1 o. më parë / 29 maj 2026 17:40
Dinamo

Qendërmbrojtësi i Dinamos, Ardian Shaljani, ka shënuar tjetër gol dhe tani skuadra ferizajase është duke fituar 2:0 ndaj Lirisë.

Shaljani realizoi nga afërsia pas goditjes së saktë, në minutën e 80-të.

Dinamo në epërsi ndaj Lirisë

1 o. më parë / 29 maj 2026 17:22
Dinamo

Dinamo e Ferizajt ka kaluar në epërsi ndaj Lirisë së Prizrenit.

Daniel Tette e shënoi golin për 1:0 në minutën e 62-të.

Ai pranoi top në zonë dhe ishte i saktë me gjuajtje.

Në xhiron e fundit të kampionatit të kategorisë e dytë të futbollit kosovar, Liria e mposhti Dinamon 5:1 në udhëtim.

Pjesa e parë e barazhit në Klinë mbyllet pa gola

2 o. më parë / 29 maj 2026 16:47
Liria

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë mes Dinamos së Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.

Ky takim është duke u luajtur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Skuadrat u treguan të kujdesshme në 45 minutat e para të ndeshjes.

Mbrojtësi i Lirisë së Prizrenit, Yll Hoxha, në minutën e 44-t e qëlloi transversalen pas një gjuajtjeje shumë të fuqishme nga distanca.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me skuadrën që përfundon në vendin e tetë të Superligës së Kosovës.