Seleksionuesi i Turqisë, Vincenzo Montella dhe mesfushori Hakan Çalhanoglu, po mbajnë konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para ndeshjes kundër Kosovës të martën mbrëma.
Ndeshja Kosovë – Turqi është finale e plejofit për Botërorin 2026 në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Çalhanoglu: Kosova ka ekip të mirë, di disa fjalë shqip
Kapiteni i Turqisë, Hakan Çalhanoglu, ka thënë se di disa fjalë shqip, ndërsa ka vlerësuar
“Kosova nuk ka vetëm një lojtar të rrezikshëm. Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Edon Zhegrova, janë lojtarë që luajnë mirë. Kosova ka ekip të mirë. Sigurisht di disa fjalë shqip, por nuk preferoj t’i them në konferencë”, ka deklaruar Çalhanoglu.
Çalhanoglu: Nuk e nënvlersojmë Kosovën
Kapiteni i Turqisë, Hakan Çalhanoglu, ka thënë se nuk e nënçmojnë assesi Kosovën.
Ai ka thënë se Turqia do ta japë maksimumin në fushë të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në finalen e plejofit për Botërorin 2026 kundër Kosovës.
“Ne nuk e nënçmojmë kurrë asnjë ekip. E kemi parë eliminimin e Interit nga Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Do ta japim më të mirën”, tha ai.
Montella: Do ta përballojmë me sukses presionin
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se do ta përballojnë presionin me sukses.
“Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”, ka thënë ai.
Montella: Do të jetë finale e madhe
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të jetë finale e madhe.
“Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Ka pasur në kontinuitet rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe”.
Montella: Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka përshkruar rrugëtimin e tij në krye të Turqisë. Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit ndaj Kosovës do të mburret me lojtarët e tij.
“Jam i lumtur që jam selektor i Turqisë. Kam përkrahjen e presidentit. Kjo e arritur është falë lojtarëve. Të gjitha rezultatet e deritashme janë falë lojtarëve. Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë”.