Goli nga Arb Manaj vendos pjesën e parë

18 min. më parë / 27 nën 2025 21:48
Arb Manaj - Drita - Shkendija

Pati raste për shënim nga të dyja skuadrat në ndeshjen Drita – Shkëndija e Tetovës që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. 

Por, 45 minutat e para të duelit që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka vendosur goli i shënuar nga Arb Manaj. 

Manaj shënoi në minutën e 20-të. Topi nuk u largua mirë nga zona dhe sulmuesi shtatlartë i Dritës përfitoi duke shënuar me goditje të lehtë nga zona. 

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë e zjarrtë. 

Këtë e kanë bërë të mundur “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës. 

Me fitore, Drita thuajse e siguron avancimin në fazën nokaut. Shkëndija do të bënte hap të madh drejt fazës nokaut po ashtu, në rast të fitores.

Manaj kalon Dritën në epërsi

45 min. më parë / 27 nën 2025 21:21
Arb Manaj

Arb Manaj e ka kaluar Dritën në epërsi në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tetovës. 

Sulmuesi shtatlartë përfitoi nga largimi jo i mirë i topit në zonë. 

Ai goditi me lehtësi dhe shënoi për 1:0 në minutën e 20-të.

 

Goli i Manajt

Drita 1-0 Shkendija - Arb Manaj 21'
byu/atbg1936 insoccer


 

Dhjetë minuta lojë, pa gola në ndeshjen Drita – Shkëndija

53 min. më parë / 27 nën 2025 21:13
Drita - Shkendija

Kanë kaluar dhjetë minuta lojë në “Fadil Vokrri” ndërsa Drita dhe Shkëndija po luajnë në kuadër të xhiros së katër të Ligës së Konferencës. 

Rezultati është 0:0. 
 

Formacionet zyrtare të ndeshjes Drita – Shkëndija

1 o. më parë / 27 nën 2025 20:16
Drita

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Drita – Shkëndija, që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. 

Drita do të luajë në portë me Faton Malokun. 

Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka janë në mbrojtje. 
Kapiteni Rron Broja është para tyre në mesfushë. 

Arb Manaj në qendër të sulmit do të jetë i përkrahur nga Almir Ajzeraj, Vesel Limaj, Albert Dabiqaj dhe Blerton Sheji. 

Ndërkohë, te Shkëndija do të paraqiten dy futbollistët nga Kosova, Endrit Krasniqi dhe Liridon Latifi. Në fazën e sulmit janë edhe Sebastjan Spahiu dhe Fabrice Tamba. 
Në mesfushë është vendosur Adamu Alhassan dhe Reshat Ramadani. 
Ronaldo Ëebster, Klisman Cake, Feta Fetai dhe Aleksander Trumçi janë në mbrojtje, kurse në portë është Baboucarr Gaye.