Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka humbur ndeshjen e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Drita të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë humbi me rezultat 3:0 nga klubi i njohur holandez, AZ Alkmaar.
Ndeshja Drita – AZ Alkmaar i takoi xhiros së pestë të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Holandezët shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen e luajtur në praninë e një numri të vogël shikuesisht në “Fadil Vokrri”.
Drita u shfaq e rrezikshme në minutën e tretë të ndeshjes. Portieri i holandezëve me vështirësi priti një top të gjuajtur në zonë nga Almir Ajzeraj. Më pas, saktësisht në minutën e 17-të, AZ-i kaloi në epërsi me golin e shënuar nga kapiteni Sven Mijnans. Mesfushori Mijnans realizoi gol me gjuajtje të saktë nga zona pas një aksioni të gjatë.
Golin e dytë për AZ Almaarin e shënoi sulmuesi Isak Jensen në minutën e 58-të, kurse Ibrahim Sadiq në minutën e 90-të shënoi golin e tretë për rezultatin final, 3:0.
Për Dritën ishte humbja e parë, ndërsa ka dy fitore e dy barazime.
Gjilanasit bien në vendine 15-të me tetë pikë, kurse AZ Alkmaari është në vendin e 11-të me nëntë pikë.
Manaj: Duhet të vazhdojmë me kokën lart
Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, ka thënë se duhet të vazhdojnë me kokën lart. Ai ka vlerësuar AZ Alkmaarin si kundërshtar më të fortë se Copenhageni.
“Një kundërshtar mjaft i fortë, ishte më i fortë se Copenhageni. Ai goli i hershëm na preu këmbët. U munduam, por ky është futbolli. Dëshira ishte e madhe për të shënuar gol, por vazhdojmë me kokën lart”, ka thënë Manaj.
Krasniqi: Kjo humbje nuk duhet të na dëshpëroj
“E kemi ditur se kemi kundërshtar mjaft të fortë. Jemi përgatitur shumë, por goli i parë na penalizoi. U munduam të shënojnë. Kjo humbje nuk duhet të na dëshpërojë, është e para në Ligë ne Konferencës dhe duhet të vazhdojmë tutje. Duhet të shohim analizë ne ndeshjes të shohim gabimet dhe ato të mos i përsëritim në Spanjë. Duhet të jemi kompakt dhe të mos lejojnë të krijojnë shumë raste. Duhet të jemi të vëmendshëm”, ka thënë Krasniqi.
Ramadani: AZ Alkmaari meritoi fitoren, synojmë rezultat pozitiv në Spanjë
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se AZ Alkmaari e meritoi fitoren. Por ai ka theksuar se Drita ndaj Rayo Vallecanos synon rezultat pozitiv.
“E dinim se kemi përballë skuadër mjaft e efikase. U munduam t’i ndërpresim aksionet e rrjedhshme. Ishte ndoshta kundërshtari më i vështirë në garat evropiane. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur. Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit . do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, ka thënë Ramadani.
Drita pëson edhe golin e dytë
Sulmuesi Isak Jensen e ka shënuar golin e dytë për AZ Alkmaarin në duelin ndaj Dritës.
Danezi Jansen në minutën e 58-të shënoi për 2:0. Edhe Jansen shënoi me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga zona.
Drita po pëson disfatë pas pjesës së parë
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, kishte mundësi shënimi në fillim të ndeshjes kundër AZ Alkmaarit. Portieri i holandezëve me vështirësi priti një top të harkuar nga Almir Ajzeraj në minutën e tretë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tentoi edhe në disa raste t’i shënoj gol holandezëve. Por ekipi i AZ-it e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndehjes që i takon fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi në minutën e 17-të, mesfushori Sven Mijnans. Kapiteni Mijnans realizoi me gjuajtje të saktë nga zona pas një aksioni të gjatë.
AZ Alkmaari kalon në epërsi
Drita kishte mundësi shënimi në fillim të ndeshjes dhe e kishte kontrollin e lojës, por janë futbollistët e skuadrës mysafire që shënuan të parët.
AZ Alkmaari është duke fituar 1:0 në “Fadil Vokrri” me golin e minutës së 17-të, nga mesfushori Sven Mijnans. Kapiteni Mijnans realizoi me gjuajtje të saktë nga zona.
GOLI:
Drita shfaqet e rrezikshme në fillim të ndeshjes ndaj AZ Almaarit
Drita ka krijuar rastin e parë në ndeshjen kundër AZ Alkmaarit. Portieri i holandezëve me vështirësi priti një top të harkuar nga Almir Ajzeraj në minutën e tretë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita me formacion defensiv ndaj AZ Alkmaarit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, do të paraqitet me formacion defensiv në ndeshjen kundër AZ Alkmaarit.
Zekirija Ramadani do ta nis ndeshjen kundër AZ Alkmaarit me formacion 4-5-1.
I vetëm në sulm do të jetë Arb Manaj, kurse në mesfushë do të paraqiten Almir Ajzeraj, Vesel Limaj, Albert Dabiçaj, Blerton Sheji, Kristal Abazj, ndërsa në mbrojtje luajnë Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Jogor Pëllumbi dhe Raddy Ovouka. Në portë është Faton Maloku.
Ndeshja Drita – AZ Alkmaar luhet sonte nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
I takon fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
