Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, e ka nisur me fitore garën evropiane për edicionin 2025/2026.

Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në praninë e një numri të vogël shikuesve, Ballkani fitoi 4:2 ndaj skuadrës nga Malta, Floriana. Ballkani llogaritej favorit dhe nuk lejoi befasi.

Me fitoren me dy gola dallim, ekipi suharekas ka bërë hap të madh drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit është të enjten e javës së ardhshme në Paola të Maltës.

Pjesa e parë ishte plot me gola.

Që në minutën e tetë mysafirët nga Malta shënuan për 1:0. Pas një penalltie të dyshimtë, Jake Grech shënoi për 1:0.

Menjëherë në minutën e 13-të rezultatin në 1:1 e barazoi Bleart Tolaj. Ai shënoi gol të bukur pas asistimit të Almir Kryeziut.

Sërish Floriana kaloi në epërs. Për 2:1 shënoi Mustapha Jah në minutën e 25-të, pas një lëshimi të rëndë në mbrojtjen suharekase.

Festa e maltezëve zgjati shumë. Për 2:2 shënoi Sunday Adetunji në minutën e 27-të. Dhe epërsinë e parë Ballkani e arriti në minutën e 32-të. Tolaj shënoi me goditje nga zona, pas asistimit të Adetunjit.

Rezultatin përfundimtar 4:2, Ballkani e vendosi në minutën e 76-të. Sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji shënoi me goditje me kokë nga afërsia, pas krosimit të Geralb Smajlit.

Pjesa e dytë ishte e qetë, ndërsa trajneri i Ballkanit, Orges Shehi mundësoi debutimin e shumë futbollistëve.

Në fakt Ballkani ka pësuar ndryshime të shumta gjatë verës. Shumë lojtarë u larguan dhe shumë të tjerë erdhën. Dhe sinjali i parë i skuadrës së formuar është pozitiv.

Shehi: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

4 o. më parë / 22 kor 2025 22:43
ballkani

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren ndaj Florianas. Por ai thotë se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja.

Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Shehi.

Bleart Tolaj ishte prej më të mirëve te suharekasit. Ai i shënoi dy gola.

“Jam i lumtur për fitoren dhe golat. Shpresojmë që edhe në ndeshjen e dyta të fitojmë dhe ta kryejmë punën e kualifikimit. Unë luaj edhe si sulmues i dytë dhe aty i shfrytëzoj hapësirat”, ka thënë Tolaj pas ndeshjes.

Ballkani e shënon golin e katërt

5 o. më parë / 22 kor 2025 22:12
Sunday Adetunji

Ballkani po udhëeq 4:2 ndaj Florianas.

Sunday Adetunji realizoi në minutën e 76-të me goditje me kokë nga afërsia.

Kthehet rryma në “Fadil Vokrri”

5 o. më parë / 22 kor 2025 21:41
Ballkani

Ballkani - Floriana / FOTO: Faton Polisi

Problemi me rrymën që zgjati për disa minuta në “Fadil Vokrri” u rregullua dhe më pas nisi pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Florianas.

Skuadra nga Suhareka po udhëheq 3:2 në ndeshjen për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndalet rryma në “Fadil Vokrri”

5 o. më parë / 22 kor 2025 21:25
ballkani

Një skenë aspak e mirë ka ndodhur në fundin e pjesës së parë në ndeshjen për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, mes Ballkanit dhe ekipit nga Malta, Floriana.

Në “Fadil Vokrri” u ndal rryma.

Gjyqtari vendosi t’i japë fund pjesës së parë.

Ballkani po udhëheq 3:2.

FOTO: Faton Polisi / KOHA

Ballkani e përmbys Florianan, shënon Tolaj

6 o. më parë / 22 kor 2025 21:04
Ballkani

Photo: KOHA

Bleart Tolaj e ka kaluar për herë të parë në epërsi Ballkanin ndaj Florianas në minutën e 32-të. Ai realizoi për 3:2.

Tolaj e shënoi edhe golin e parë për skuadrën suharekase.

VIDEO:

Barazon shpejt Ballkani

6 o. më parë / 22 kor 2025 20:59
Ballkani

Photo: KOHA

Ballkani ka reaguar shpejt duke i barazuar sërish shifrat. 

Sunday Adetunji shënoi për 2:2 në minutën e 28-të.

VIDEO:

Floriana sërish në epërsi

6 o. më parë / 22 kor 2025 20:56
Floriana

Photo: KOHA

Floriana ka kaluar sërish në epërsi ndaj Ballkanit.

Për 2:1 shënoi Mustapha Jah në minutën e 25-të.

VIDEO:

Barazon Ballkani

6 o. më parë / 22 kor 2025 20:44
Ballkani

Ballkani i ka barazuar shifrat ndaj Florianas.

Për 1:1 shënoi Bleart Tolaj në minutën e 14-të shënoi me kokë pas asistimit të Almir Kryeziut. 

VIDEO:

Floriana befason Ballkanin

6 o. më parë / 22 kor 2025 20:40
Floriana

Skuadra e Florianas ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.

Për 1:0 realizoi Jake Grech nga penalltia në minutën e tetë. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani publikon formacionin

7 o. më parë / 22 kor 2025 19:25
ballkani

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Florianas.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:30 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në portë, te Ballkani do të jetë Artan Iljazi. Reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Arbër Potoku e Geralb Smajli në krahë dhe Ivica Batarelo e Bajram Jashanica në qendër. Ardit Deliu, Giovanni Ribeiro dhe Albert Diene do të jenë në mesfushë.

Ndërkohë sulmit do t’i prijnë Almir Kryeziu, Sunday Adetunji dhe Bleart Tolaj.