Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Nuk ka dhënë fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve në mes të Atletico Madridit dhe Arsenalit.

Të mërkurën mbrëma në “Metropolitano” në Madrid, rezultati ishte 1:1. Ishte në fakt gjysmëfinale e penalltive. Të dy golat u shënuan nga pika e bardhë, ndërsa në fund të ndeshjes u dha tjetër penallti për Arsenalin që më pas u anulua pas rishikimit të VAR-it nga arbitri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali e Atletico përballen të martën në “Emirates” në Londër, ku edhe do të caktohet finalisti.
Skuadra angleze kaloi në epërsi 1:0 në moment shumë të mirë, në fund të pjesës së parë. Viktor Gyokeres konkretizoi penalltinë në minutën e 44-t. Penalltia u shkaktua pikërisht për ndërhyrje në suedezin Gyokeres nga mbrojtësi sllovak i Atleticos, David Hancko.

Arbitri nga Holanda, Danny Makkelie, dha penallti tjetër dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë. Penalltia u dha për lojë me dorë në zonë nga ana e mbrojtësit të Arsenalit, Ben Ëhite. Dhe Julian Alvarez ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë në minutën e 56-të.

Atletico më pas e kishte iniciativën në fushë. Antoine Griezmann goditi shtyllën, ndërsa rast të mirë kishte edhe Ademola Lookman, goditjen e të cilit e ndali David Raya. 

Në minutën e 81-të, arbitri edhe njëherë bëri me dorë nga pika e bardhë. Hancko pati kontakt me këmbën e Eberechi Ezes. VAR-i nuk e konfirmoi penalltinë, ndërsa Makkelie e anuloi vendimin për penallti pas rishikimit të situatës. 

Në minutat e fundit të dy skuadrat tentuan të shënojnë golin e fitores, por pa sukses.

Në përgjithësi, gjysmëfinalja e së mërkurës ishte bindshëm më pak emocionale se ajo e së martës mbrëma mes PSG-së dhe Bayernit, që u fitua 5:4 nga fituesi në fuqi i Championsit. 

Por njëra prej këtyre dy skuadrave, Atletico Madridi apo Arsenali më 30 maj do të paraqitet në finalen e 30 majit në “Pushkash Arena” në Budapest.

Penalltia e tretë e ndeshjes anulohet pas rishikimit të VAR-it

45 min. më parë / 29 pri 2026 22:44
v ar

Në ndeshjen Atletico Madrid – Arsenal u dha penalltia e tretë. Sërish u dha për ndërhyrje të palejuar të David Hanckos së Atletico Madridit.

Por pas rishkimit të VAR-it penalltia u anulua.

Rezultati mbetet 1:1.

Tjetër gol nga penalltia, barazon Atletico

1 o. më parë / 29 pri 2026 22:18
Atletico Madrd

Photo: Associated Press

Atletico Madridi ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Arsenalit. 

Pas një penalltie të dhënë pas rishikimit të VAR-it, për lojë me dorë, nga pika e bardhë realizoi Julian Alvarez në minutën e 56-të.

Ai shënoi me goditje të fuqishme.
 

Arsenali e mbyll me epërsi pjesën e parë

1 o. më parë / 29 pri 2026 21:55
Arsenal

Photo: Associated Press

Arsenali e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Atletico Madridit, me golin e shënuar nga Viktor Gyokeres në fundin e pjesës së parë nga penalltia. 

Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve luan në finalen e 30 majit ndaj PSG-së apo Bayernit.

Arsenali zhbllokon rezultatin

1 o. më parë / 29 pri 2026 21:46
Gyokeres

Photo: Associated Press

Arsenali e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. 

Viktor Gyokeres shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 44-t.

Arsenali ankohet te UEFA

1 o. më parë / 29 pri 2026 21:37
Arsenal

Arsenali ka qenë i pakënaqur dhe ka shprehur pakënaqësi te UEFA, kanë shkruar mediumet angleze të mërkurën në mbrëmje, pak para se të niste ndeshja gjysmëfinale e Championsit mes Atletico Madridit dhe Arsenalit. 

Skuadra angleze është ankuar se bari në terrenin e stadiumit “Metropolitano” është më i gjatë se në kushte normale. 

Zyrtarë të Arsenalit nuk kanë qenë të kënaqur me këtë. 

“Tek Arsenali e kanë pyetur UEFA-n për ta matur gjatësinë e barit. Nuk ishin të kënaqur, kanë menduar se ka qenë Simeone ai i cili ka dashur ta krijojë këtë. Më pas, UEFA tha që jo, bari ka gjatësi 26 mm. Limiti është 30 mm, shkon prej 21 mm deri në 30 mm. Nga UEFA kanë thënë se është 26 mm dhe është e njëjta gjatësi kur Barcelona ka luajtur këtu”, ka deklaruar Guillem Balague për CBS Sports.

Ende pa gola në “Metropolitano”

2 o. më parë / 29 pri 2026 21:17
Atletico Madrid - Arsenal

Photo: Associated Press

Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Atletico Madridit dhe Arsenalit. 

Pati raste për shënim, por jo edhe gola.

Publikohen formacionet e ndeshjes Atletico Madrid – Arsenal

3 o. më parë / 29 pri 2026 20:23
Simeone - Arteta

Janë bërë publike formacionet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Arsenalit. 

Trajneri i Atleticos ka vendosur të paraqitet me formacionin 4-4-2, kurse Mikel Arteta i Arsenalit do të paraqitet me formacionin 4-3-3.

Ndeshja Atletico Madrid – Arsenal luhet sonte nga ora 21:00 në “Metropolitano”.

Është ndeshja e parë gjysmëfinale e Championsit. 

Ndeshja kthyese luhet të martën e ardhshme në Londër.