Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liria fiton pikë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit

Liria

Liria e Prizrenit ka fituar një pikë shumë të rëndësishme të premten.

Liria barazoi 1:1 me Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja e xhiros së 25-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll u luajt të premten në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vëllaznimi i organizon ndeshjet si vendas pasi stadiumi i Gjakovës është duke u rinovuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dijar Nikqi i kaloi në epërsi mysafirët nga Prizreni në minutën e dytë.

Ardian Hoti i barazoi shifrat në minutën e 71-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Te Liria direkt me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi i krahut, Gentrit Bislimi.

Skuadra prizrenase ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e dytë të Grupit A të Ligës së Parë.

Vëllaznimi ka pesë pikë më pak në vendin e katërt.

Vendi i dytë në grup dërgon në barazhin e Ligës së Parë. Drenica është lidere dhe pritet të kalojë direkt në Superligë.