Federata e Futbollit të Libisë e ka fajësuar Nigerinë për shtyrjen e ndeshjes që ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Afrikës. Ndeshja në mes të Libisë dhe Nigerisë është dashur të luhet të martën. Por përfaqësuesja e Nigerisë nuk pranoi ta zhvillojë ndeshjen pasi është dashur të presë gjithë natën në aeroportin “La Abraq”, në afërsi të qytetit libian Al Baida të hënën.
Futbollistët e Nigerisë në rrjetet sociale ishin ankuar se nuk kishin ushqim dhe ujë të mjaftueshëm gjatë pritjes në aeroport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata e Futbollit e Libisë ka thënë se incidenti nuk ishte i qëllimshëm dhe kishte kërkuar mirëkuptimin e Nigerisë. Libia ka shtuar se edhe lojtarët e tyre ishin përballur gjithashtu me vështirësi udhëtimi javën e kaluar. Ndeshja e parë në mes të Nigerisë dhe Libisë u zhvillua të premten. Nigeria e fitoi ndeshjen 1:0.