Futboll

Lewa shkruan histori në fitoren përmbyllëse të Barçës

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka kaluar shifrën e 100 golave me Barcelonën. Të dielën mbrëma, Lewa shënoi golin e 100-të dhe të 101-të në fitoren 3:0 të Barçës në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos. Ishte kjo ndeshja e fundit e edicionit në La Liga.

Barcelona më herët e ka fituar titullin e kampionit. Edicionin e përfundoi me 88 pikë, katër më shumë se Real Madridi.

Sulmuesi polak shënoi për 1:0 në minutën e 14-të dhe për 2:0 në minutën e 17-të. Fare në fund, në minutën e 94-t, Dani Olmo realizoi penallti për 3:0.

Lewandowski tani ka mbi 100 gola për tri skuadra të ndryshme. Për Bayernin i kishte shënuar 344 gola, ndërsa për Dortmundin 103.


Lewa me shifër të jashtëzakonshme – mbi 100 gola për tri klube të ndryshme

Robert Lewandowski ka shënuar të dy golat për Barcelonën që pas pjesës së parë po udhëheqë 2:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Dhe Lewa tashmë ka kaluar shifrën e 100 golave me Barçën.

Mbi 100 gola polaku i ka shënuar për tri klube të ndryshme. Për Bayernin i ka 344 gola, për Borussia Dortmundin 103 e për Barcelonën 101.