Nënkampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, po vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri.
Të shtunën Leverkuseni e prezantoi mesfushorin e ri ofanziv, Malik Tillman. Ai është transferuar nga PSV-ja, ndërsa firmosi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari deri më tani ishte te PSV-ja në Holandë. Është zhvilluar te Bayerni, ndërsa ka pasur periudhë huazimi te Rangersi e më pas edhe te PSV-ja.
Ndonëse i lindur në Gjermani, Tillman luan për SHBA-në. Tashmë i ka 25 paraqitje e tri gola. Në nivelin e të rinjve ka luajtur për Gjermaninë.
Tillman i shënoi 16 gola dhe bëri pesë asistime në 34 ndeshje të edicionit të kaluar për PSV-në.