Nënkampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkusen, ka transferuar qendërmbrojtësin e ri anglez Jarell Quansah. Quansah, që me U-21 e Anglisë fitoi titullin e Evropës pak ditë më parë, ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2030. Ai te Leverkuseni është transferuar nga kampioni i Anglisë, Liverpooli.
“Kam fituar përshtypje të mirë për ekipin dhe klubin kur Liverpooli luajti kundër Leverkusenit në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar. Një skuadër e shkëlqyeshme – për 60 minuta luajti si asnjë skuadër tjetër në Anfield”, tha 22-vjeçari. “Qëllimet ambicioze këtu mu shpjeguan gjatë negociatave. Është një sfidë e madhe për mua të jem pjesë e ekipit aktual të Leverkusenit, që po rindërtohet”.
Quansah i gjatë 190 centimetra, ishte një nga mbrojtësit më impresiv në Evropianin U-21 që u mbajt në Sllovaki muajin e kaluar. Ai ishte titullar në finalen që Anglia e fitoi 3:2 pas shtesave ndaj Gjermanisë.