Bayer Leverkuseni do të mundohet të kthehet te rezultati pozitiv pas dështimit që e pati në Kupën e Gjermanisë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni, të martën u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë, Arminia Bielefeld.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gjithë skuadra e Leverkusenit e përjetoi rëndë eliminimin nga Kupa.
Madje pas përfundimit të ndeshjes Granit Xhaka ka diskutuar ashpër me tifozët e Leverkusenit.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shpreson të kthehet të fitorja sa më shpejtë.
Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Heidenheimi, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit gjerman.
Leverkuseni ka 17 fitore, tetë barazime dhe dy humbje.
Renditet në pozitën e dytë me 59 pikë. Lider është Bayern Muncheni.
Heidenheimi e zë vendin e 16-të me 22 pikë. Rrezikon rënien nga liga.
Të shtunën nga ora 15:30 luan edhe Borussia Dortmundi, në udhëtim te Freiburgu.
Dortmundi është jashtë garës për titullin e kampionit. Madje është larg zonës që siguron një vend në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
“Verdhezinjtë” kanë 38 pikë në vendin e dhjetë.
Freiburgu ka katër pikë më shumë dhe renditet në pozitën e shtatë.