Futboll

Leverkuseni shokon Cityn

Bayer Leverkusen

Foto: Associated Press

Bayer Leverkuseni ka shokuar Manchester Cityn duke e mposhtur në “Etihad”.

Të martën mbrëma në xhiron e pestë të Championsit, skuadra e Pep Guardiolas pësoi 2:0 nga nënkampioni gjerman.

Alejandro Grimaldo në minutën e 23-të dhe Patrik Schick në minutën e 54-t i shënuan golat për Leverkusenin.

Bayer Leverkuseni i ka tetë pikë në vendin e 13-të. City bie në vendin e gjashtë me 10 pikë. E ka pësuar humbjen e parë.