Skuadra që këtë edicion do të bëjë gara në Premier League, Sunderland, mësohet se ka bërë dy oferta për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.
Sipas gazetarit Sebastien Vidal që të dyja ofertat i ka refuzuar Leverkuseni, shkruan të shtunën mediumi zviceran “4-4-2”.
Xhaka pos Sunderlandit po kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera.
Fillimisht ishte interesuar Milani e më pas skuadra nga Arabia Saudite, Neom SC. Por që të dy klubet janë tërhequr nga gara për të.
Drejtuesit e Leverkusenit e dëshirojnë qëndrimin e kapitenit të Zvicrës.
Xhaka aktualisht është bashkë me Leverkusenin në kampin përgatitor në Rio.
Mesfushori shqiptar me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2028.