Pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, Bayer Leverkuseni është kthyer te fitorja.
Leverkuseni ka fituar me gol të minutës shtesë dhe me shumë vështirësi ndaj Heidenheimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmiliano Buendia shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 91-të për t’ia siguruar fitoren shumë të vlefshme Leverkusenit.
Leverkuseni e mposhti Heidenheimin me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Bundesligës gjermane.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.
Heidenheimi është në pozitën e 16-të me 22 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.
Leverkuseni e zë vendin e dytë me 62 pikë. Bayern Muncheni është lider me gjashtë pikë më shumë.