Nënkampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkusen, e ka mposhtur Kolnin të shtunën mbrëma në xhiron e 14-të të Bundesligës, me dy gola që i shënoi në pjesën e dytë.
Martin Terrier dhe Robert Andrich në minutat 66 dhe 72 i shënuan golat e fitores 2:0.
Leverkuseni me këtë fitore mbetet në top-katërshe me 26 pikë, aq sa ka edhe Hoffenheimi në vendin e pestë.
Kolni ka dhjetë pikë më pak.