Tre golat e shënuar në pjesën e parë ia siguruan fitoren skuadrës së Bayer Leverkusenit.
Leverkuseni të shtunën si mysafir ndaj Wolfsburgut fitoi me rezultatin, 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 11-të të Bundesligës gjermane.
Për Leverkusenin ishte fitorja e tretë rresht në të gjitha garat.
Jonas Hofmann shënoi për 1:0 në minutën e nëntë.
Golin e dytë për mysafirët e realizoi Edmond Tapsoba në minutën e 24-t.
Nëntë minuta më pas, Malik Tillman, shënoi për 3:0.
Golin e vetëm për vendësit e realizoi Denis Vavro në minutën e 57-të.
Wolfsburgut iu anulua edhe një gol i Jonas Windit në minutën e 62-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Wolfsburgu është në krizë të thellë të rezultateve. Ka nëntë humbje në dhjetë ndeshjet e fundit.
Leverkuseni ka 23 pikë në pjesën e epërme të tabelës.
Wolfsburgu është në pjesën e poshtme të tabelës me tetë pikë.