Leverkuseni dhe Granit Xhaka e kanë eliminuar skuadrën e kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Carl Zeiss Jenan, dhe kanë avancuar në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.
Leverkuseni, kampion dhe fitues i Kupës gjermane në edicionin e kaluar, fitoi 1:0 në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto dy skuadra luajtën të mërkurën mbrëma pasi ekipi i Xhakës që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso, ishte i angazhuar në vikendin e kaluar në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit.
Jonas Hofmann e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 52-të.
Xhaka luajti nga minuta e 73-të.
Hamza Muqaj luajti te vendësit në tërë ndeshjen.