Lensi e ka shënuar fitoren e pestë rresht në Ligue 1 të Francës.
Të shtunën, Lensi e mposhti Nantesin në udhëtim me rezultatin, 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLensi me këtë fitore vazhdon ta ruaj pozitën e parë me 34 pikë.
Sulmuesi francez, Florian Thauvin, i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 34-t.
Katër minuta më pas, Youssef El Arabi, i barazoi shifrat.
Golin e fitores 2:1 për Lensin e realizoi Wesley Said në minutën e 81-të.
Nantesi është në krizë të rezultateve. Ka katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Nantesi ka 11 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.