Futboll

Lensi e pret Auxerren, Marseille luan ndaj Angersit

Lens

Skuadra që ka befasuar këtë edicion në Ligue 1 të Francës, Lensi, të shtunën nga ora 17:00 e pret Auxerren.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të të kampionatit francez.

Lensi është lartë në tabelë dhe është në garë për titullin e kampionit. Ka 13 fitore, një barazim dhe tri humbje. Ka nëntë fitore radhazi në të gjitha garat.

Lensi ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në kampionatin francez.

Ndërkohë shumë më keq qëndron Auxerre që është në pozitën e parafundit me 12 pikë. Auxerre këtë edicion ka tri fitore, tri barazime dhe plot 11 humbje. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.

Në garë për titullin e kampionit është edhe Marseille.

Marseille të shtunën nga ora 21:05 luan në udhëtim tek Angersi. Marseille është në pjesën e epërme të tabelës me 32 pikë. Angersi ka 22 pikë në pozitën e dhjetë.

Xhiroja e 18-të përfundon të dielën me ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 ndërmjet Lyonit dhe Brestit.

Lyoni ka 30 pikë në pozitën e pestë. Bresti e zë vendin e 11-të me 22 pikë.