Futboll

Lengleti mbetet tek Atletico

Clement Lenglet

Clement Lenglet do të mbetet edhe më tutje tek Atletico Madridi. Lenglet ishte i huazuar tek Atletico nga Barcelona deri në fund të edicionit 2024/2025.

Por do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Diego Simeones. Lenglet ka shkëputur kontratën me Barcelonën për të mbetur tek Atletico, skuadër me të cilën të hënën ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Francezi Lenglet te Barça u transferua në verën e vitit 2018 nga Sevilla për 35 milionë euro. Por në tri edicionet e fundit, Barça e huazoi te Tottenham Hotspori, Aston Villa dhe tek Atletico.

Lenglet në edicionin e kaluar me Atleticon luajti në 34 ndeshje dhe kontribuoi me tri gola dhe dy asistime. 29-vjeçari së fundi u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Francës.