Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë të premten se Marcus Thuram ka pësuar lëndim në muskulin aduktor në fitoren ndaj Atalantas dhe mund të mungojë në finalen e Superkupës së Italisë të hënën.
Në finale luan me fituesin e ndeshjes Juventus – Milan, që nis sonte në orën 20:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteri e eliminoi Atalantan në gjysmëfinale të Superkupës me dy golat e realizuar nga Denzel Dumfries.
Thurami ndërkohë është golashënuesi më i mirë i Serie A aktualisht.
Bashkë me Mateo Reteguin e Atalantas kanë nga 12 gola të realizuar.
Ndërkohë në total, Thuram ka 13 gola e gjashtë asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.