Albion Rrahmani ka shënuar gol të shtunën për Rapid Bukureshtin, por më pas u lëndua pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Clujit, Matija Boben.
Rrahmani u largua nga fusha në minutën e 70-të, ndërsa shenja e lëndimit është e qartë. Sipas “prosport” lëndimi është serioz, ndërsa përgjegjësit te Rapidi janë të brengosur për faktin se lëndimi është në këmbën që Rrahmani e kishte të lënduar edhe vitin e kaluar. Ai kishte mbetur jashtë për shumë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tjera kontrollime priten sot e më pas do të ketë një raport më të detajuar.
Florent Hasani e shënoi golin e barazimit 2:2 për Rapidin, në minutën e 97-të.
Te Cluji startoi Meriton Korenica, që në minutën e 95-të u zëvendësua nga Armend Thaqi.