Dy sulmuesit kryesorë të Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele dhe Desire Doue, janë lënduar të premten mbrëma në fitoren 2:0 të Përfaqësueses së Francës ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Doue luaji vetëm në pjesën e parë. Ai ka një lëndim në pulpë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet franceze kanë shkruar të shtunën se 20-vjeçari Doue do të mungojë një muaj.
Ai pritet t’i mungojë Parisit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve këtë edicion ndaj Atalantas. Po ashtu është edhe në dyshim për t’u paraqitur edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë.
Ndërkohë Dembele ndaj Ukrainës u detyrua të zëvendësohet në minutën e 81-të pas një lëndimi në kofshë. Pritet të jetë jashtë fushës për gjashtë javë.
Edhe 28-vjeçari Dembele pritet t’i humbë dy ndeshjet e para në “Champions”.
Të dy sulmuesit francez luajtën rol shumë të madh edicionin e kaluar në sukseset që i arriti Parisi.