Cristiano Ronaldo do të udhëtojë për në Madrid për t’iu nënshtruar trajtimit për lëndimin e hamstringut në këmbën e djathtë.
Këtë e bëri të ditur të premten trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus. Ronaldo është pjesë e kësaj skuadre arabe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Portugalisë u lëndua fundjavën e kaluar në fitoren 3:1 ndaj Al Fayhas.
Al Nassr nuk ka treguar se kur pritet të kthehet superylli portugez.
“Në ndeshjen e fundit, Ronaldo u largua me lëndim muskulor. Pas testeve mjekësore, u bë e qartë që lëndimi është më serioz se që kemi shpresuar. Atij i duhet pushim dhe rikuperim. Cristiano do të udhëtojë për në Spanjë për trajtim, njëjtë si lojtarët e tjerë që ishin të lënduar”, ka thënë Jesus.
“Atij i duhet trajtim nga fizioterapisti personal. Shpresojmë se do të kthehet shpejtë për të ndihmuar ekipin”.
41-vjeçari shpreson të rikuperohet për miqësoret e Portugalisë, që zhvillohen më vonë këtë muaj.