Problemet te Barcelona nuk janë duke u ndalur. Pas lëndimit të Pedrit në çerekfinale të Euro 2024, futbollisti i radhës te Barcelona që është lënduar është qendërmbrojtësi Ronald Araujo.
25-vjeçari Araujo është lënduar rëndë në çerekfinalen ndërmjet Urugait dhe Brazilit në Kupën e Amerikës. Të dielën, “Football Espana” ka raportuar se lëndimi që e ka pësuar Araujo do ta lë jashtë fushave për dy muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Araujo e ka lënduar gjurin e këmbës së djathtë.
Urugai ka kaluar në gjysmëfinale të “Copa America” pasi të dielën e ka mposhtur Brazilin në penallti.