Xhiroja e 18-të në Bundesligë do të karakterizohet me ndeshjen që do të luhet ndërmjet RB Leipzigut dhe Bayern Munchenit. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:30.
Bayerni është lider me 47 pikë. Është skuadra e vetme që nuk ka humbje këtë edicion. Numëron 15 fitore dhe dy barazime. Është në rrugë të mirë për fitimin e një tjetër titulli kampioni në Gjermani.
Leipzigu ka 32 pikë dhe e zë vendin e tretë. Leipzigu ka dhjetë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Leipzigu ka fituar vetëm tri nga 23 ndeshjet e fundit kundër Bayernit.
Xhiroja e 18-të filloi me ndeshjen që u zhvillua të premten mbrëma ndërmjet Werder Bremenit dhe Eintracht Frankfurtit.
Klubi tjetër i madh gjerman, Borussia Dortmund, të shtunën nga 15:30 e pret St. Paulin. Dortmundi është në pozitën e dytë me 36 pikë.
St. Pauli e zë vendin e 17-të me 12 pikë.