Bayern Munichu ka dominuar në 17 ndeshjet e para të Bundesligës gjermane, ndërsa eksperti i futbollit në “Sky”, legjenda Lothar Matthaus, ka përfshirë të enjten gjashtë lojtarë të bavarezëve për formacionin më të mirë të gjysmës së kampionatit.
Në 11-shen e parë të Matthausit nuk është sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.
Por, 23-vjeçari që ka gjashtë gola e katër asistime për Hoffenheimin në 16 paraqitjet e këtij sezoni në Bundesligë, ka zënë vend në formacionin e dytë më të mirë të Matthausit.
Në formacionin e dytë më të mirë të Bundesligës për pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, Asllani është në sulm bashkë me Deniz Undavin e Stuttgartit.