Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda gjermane flet për Xhakën: Ishte zemra e ekipit

Lothar Matthaus

Pas dy vjetësh të kaluar te Bayer Leverkuseni, Granit Xhaka u largua në këtë afat kalimtar veror nga skuadra. 

Kapiteni i Zvicrës u largua nga Gjermania për t’u transferuar te Sunderlandi, skuadra e promovuar sivjet në Premier Leaguen angleze. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, të mërkurën ka folur legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus. 

Matthaus ka deklaruar në një intervistë dhënë për “Sportbild”, se nuk arrin ta kuptojë se si Leverkuseni e ka lënë të lirë Xhakën. 

“Shumica e largimeve janë të kuptueshme. Unë nuk mund ta pranoj çështjen për Xhakën! Erik ten Hag duhet ta pranojë fajësinë sepse nuk ka luftuar shumë për të”, ka thënë Matthaus. 

Në fakt, trajneri holandez e ka dëshiruar ndalimin e transferimit të Xhakës në Angli. Por, largimi i 32-vjeçarit nga Leverkuseni ishte punë e kryer, shkruan të mërkurën mediumi zviceran “Nau.ch”. 

“Xhaka ka qenë strategu dhe zemra e ekipit”, ka shtuar tutje legjenda e futbollit gjerman, që ka theksuar se ai ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës. 

Largimi i Xhakës te Sunderlandi u kompletua për 15 milionë euro. Xhaka është lojtar i zhvilluar te të rinjtë e Baselit, ndërsa ka luajtur edhe te Borussia Monchengladbachu dhe Arsenali. 

Me Leverkusenin ishte fitues i Bundesligës pa asnjë humbje të pësuar, ndërsa me golin e tij, Leverkuseni e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë. 

Për Leverkusenin, Xhaka i luajti 99 ndeshje teksa pati gjashtë gola të realizuar e nëntë asistime.