Futboll

Legjenda e Zvicrës trajner i ri i Baselit

Stephan Lichtsteiner

Legjenda e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, është bërë trajner i ri i Baselit. 

Emërimi i 42-vjeçarit në krye të shtabit teknik të Baselit është bërë të hënën.

Ai në postëin e trajnerin zëvendëson Ludovic Magninin e shkarkuar po të hënën.

“Jam shumë i bindur për projektin afatgjatë në FC Basel dhe për këtë arsye jam i kënaqur që jam pjesë e tij tani e tutje. Ishte e qartë për mua që doja ta merrja përsipër këtë sfidë në këtë klub të madh tani, pasi situata ka lindur. Jam i sigurt se së bashku mund të arrijmë shumë në Basel”, ka thënë Lichtsteiner.
Lichtsteiner ka punuar si trajner te të rinjtë e Baselit, ndërsa së fundi ishte trajner te skuadra pak e njohur zvicerane, FC Wettsëil-Bonstetten.

Stephan Lichtsteiner

Ai si lojtar ka pasur karrierë të madhe. Ka luajtur për skuadra si Grasshopper, Lille, Lazio, Juventus, Arsenal e Augsburg.

Për Zvicrën i ka 108 ndeshje.

Ka luajtur më herët te Zvicra me yllin e Baselit, Xherdan Shaqiri. Madje, në fitoren e Zvicrës 2:1 kundër Serbisë, kishte festuar me shqiponjën dykrerëshe pas golit të shënuar nga Granit Xhaka. Gol kishte shënuar në atë ndeshje të Botërorit “Rusia 2018” edhe Xherdan Shaqiri.
Shaqiri është kapiten i Baselit.