Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajner i ri i Beshiktashit dhe yllit të Kosovës Milot Rashica, siç ka raportuar gazetari me nam për transferime në futboll, Fabrizio Romano.
Ai ka thënë se klubi turk është pajtuar me kushtet e norvegjezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja parasheh kontratë valide deri në qershor të 2026-s.
Solksjaer ishte futbollist i Manchester Unitedit në periudhën e artë 1996-2007. Ai ishte edhe trajner i këtij klubit në sezonin 2018/2019.
Beshiktashi është i gjashti aktualisht në tabelën e Superligës turke me 30 pikë, 20 më pak se lideri Galatasaray.