Pasi e kishte mposhtur Milanin në mesin e muajit mars dhe ia kishte ndalur hovin për titull, Lazio të shtunën e mposhti edhe Napolin.
Dhe kështu, i ka dhënë rast Interit të shkëputet edhe më shumë në tabelë, ndërsa e ka afruar edhe më shumë titullit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLazio të shtunën në xhiron e 33-të fitoi 2:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen ku Amir Rrahmani u kthye te Napoli. Por, kapiteni i Kosovës nuk u inkuadrua. Ishte në bankën rezervë.
Matteo Cancellieri në minutën e gjashtë shënoi për 1:0, kurse Mattia Zaccagni humbi penallti në minutën e 31-të.
Toma Bashiq e vendosi fitoren me golin e minutës së 57-të.
Elseid Hysaj luajti nga minuta e 82-të te Lazio.
Napoli tani i ka 66 pikë, 12 më pak se Interi lider.
Lazio i nënti i ka 47 pikë.