Lautaro Martinez e ka shënuar golin e vetëm të Argjentinës në fitoren ndaj Kilit mesnatën e së mërkurës dhe enjtes. Për Argjentinën, ishte fitorja e dytë pas dy ndeshjeve në fazën e grupeve në Kupën e Amerikës.
Kampioni në fuqi i botës dominoi 90 minuta ndaj Kilit. Por golin e arriti ta realizonte vetëm në minutën e 88-të përmes sulmuesit të Interit. Paraqitje për t’u vlerësuar pati Lionel Messi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren e parë në Kupën e Amerikës e arriti edhe Kanadaja, që mposhti 1:0 Perunë.
Vendosi goli i Joanathan David në minutën e 74-të.
Argjentina është kualifikuar në çerekfinale. I prin grupit me gjashtë pikë. Kanadaja e dyta ka tri pikë, ndërsa Kili e Peruja kanë nga një.