Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Laporta: "Camp Nou" është i gatshëm për ndeshje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se stadiumi “Camp Nou” është i gatshëm për ndeshje. 

Barcelona shpresonte që të kthehej në stadiumin “Camp Nou”, të rinovuar, në fillim të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por rinovimi ka zgjatur më shumë dhe skuadra është dashur të luajë diku tjetër.

Laporta në një intervistë për “Catalunya Radio” është shprehur se La Liga dhe UEFA kanë dhënë miratimin që Barça të kthehet në stadiumin e saj. 

“Ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara, tashmë kemi dorëzuar certifikatën e përfundimit të punimeve. Stadiumi është gati, siç e kanë thënë tashmë La Liga dhe UEFA. Megjithatë, nuk dua të bëj presion sepse këto procese kërkojnë kohën e tyre dhe tani topi është në fushën e këshillit bashkiak”, ka thënë Laporta. 

Barça dy ndeshjet e kaluara në La Liga i ka luajtur në stadiumin “Estadi Johan Cruyff” me kapacitet prej gjashtë mijë ulësesh. 

Barcelona megjithatë nuk pritet të luajë ende në “Camp Nou”. 

Ndeshja e radhës për Barcelonën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit do të luhet në stadiumin “Lluis Companys Olympic”, shtëpia e dy edicioneve të kaluara për klubin e madh spanjoll.