Barcelona do të jetë pa yllin spanjoll, Lamine Yamal për pjesën e mbetur të edicionit aktual.
Në njoftimin e Barcelonës bëhet e ditur se Yamal ka këputur muskulin e këmbës së majtë. Ai pritet të jetë gati për Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojtari do të ndjekë një plan rikuperimit. Ai do të humbë pjesën e mbetur të sezonit, por pritet të jetë gati për Kupën e Botës”, shkruan në njoftimin e Barcelonës.
Lamine Yamal pësoi lëndim të mërkurën në fitoren 1:0 ndaj Celta Vigos. Yamal e shënoi golin e vetëm nga penalltia në minutën e 40-të dhe më pas u zëvendësua në minutën e nëntë të shtesës në pjesën e parë, për shkak të lëndimit.