Ylli gjerman që luan për skuadrën e Bayern Munchenit, Jamal Musiala, është kthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë.
Faqja zyrtare e Bayernit të martën ka publikuar një video dhe Musiala është parë duke stërvitur me pjesën tjetër të futbollistëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjërat që i pëlqejmë të shohim. Jamal Musiala është kthyer në stërvitje”, shkruhet në postimin e gjigantit bavarez.
Musiala ka qenë jashtë fushës për më shumë se pesë muaj. Ai u lëndua rëndë më 5 korrik në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germainit.
Në një duel me Gianluigi Donnarumman, Musialas iu thye ashti fibula, ndërsa pësoi edhe lëndim të nyjes.
22-vjeçari Musiala mund të jetë i gatshëm për lojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Në total deri më tani, Musiala i ka munguar Bayernit në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Musiala është futbollist shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe për përfaqësuesen e Gjermanisë.