Qendërsulmuesi polak, Robert Lewandowski, është kthyer në stërvitje te skuadra e Barcelonës.
Siç kanë raportuar mediumet spanjolle, Lewandowski ishte i pranishëm në stërvitje të hënën. Ai ushtroi me pjesën tjetër të futbollistëve që nuk patën minuta ndaj Real Madridit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça të dielën u mposht nga Reali në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2:1.
37-vjeçari Lewandowski i mungoi gjigantit katalunjas në tri ndeshjet e fundit. Lewa është përballur me një lëndim muskulor.
Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Elches në La Liga.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që edhe portieri Joan Garcia të kthehet ndaj Elches.
24-vjeçari Garcia i mungoi Barçës në gjashtë ndeshje për shkak të një problemi me gjurin e majtë.