Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, e ka mbyllur edicionin në elitën e futbollit çek me gol.
Laçi ka realizuar gol të shtunën pasdite për Spartën e Pragës në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Sparta u ndal në barazim 1:1 në shtëpi nga skuadra Sigma Olomouc.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin që e shënoi Antonin Rusek në minutën e 50-të.
Laçi në minutën e 61-të i barazoi shifrat për Spartën. Ai luajti deri në minutën e 86-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje. Albion Rrahmani u paraqit deri në minutën e 67-të kurse Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankën e rezervistëve.
Për 29-vjeçarin Laçi ky ishte goli i katërt në 50 ndeshjet e zhvilluara. Ka kontribuar edhe me shtatë asistime.
Sparta i ka siguruar kualifikimet për Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.
Kampionatin e përfundon në vendin e katërt me 63 pikë.